Januzaj, ‘forever United’

Januzaj, i cili këtë sezon ka zhvilluar nëntë ndeshje në Premirligë dhe ka realizuar dy gola, ka thënë se do të dëshironte të qëndrojë deri në fund të karrierës te skuadra e Manchester Unitedit.

”Gjithmonë duhet të punoni shumë nëse shpresoni për gjëra të mira. Prindërit e mi më kanë treguar që të punoj sa më shumë dhe nëse mundem të provoj që të bëhem lojtari më i mirë në botë. Futbolli s’ka të bëj me moshën sepse nëse je i mirë do të luash.

Mendoj se trajneri më dha rastin sepse filozofia e tij është që t’i dhuroj rastin lojtarëve të rinj. Ai është top menaxher dhe e di se çfarë po bën me lojtarët dhe gjithçka tjetër. Nëse do mundja të luaja gjatë gjithë jetës time për Manchester Unitedin do ta bëja këtë”, përfundoi Januzaj.

Kujtojmë se mesfushori 18-vjeçar ka nënshkruar kontratë me Unitedin deri në vitin 2018., ndërsa për shërbimet e tij kanë qenë të interesuara edhe skuadra të tjera evropiane të tila si Bayern Munich, Real Madrid , Manchester City.

Lajme të ngjashme

Back to top button