Kryetarja që e theu “mitin” e ndarjes në Gjakovarë

Garën për komunën e Gjakovës e kishte marrë me shumë seriozitet. Si femër që ishte nuk ia kishte frikën askujt, pavarësisht “selameve” që merrte kohë pas kohe.

E sigurt në fitoren e saj, ishte ndër të parat kandidate që mori vendim të jap dorëheqje nga postet e larta që mbante në qeverinë qendrore.

Mimoza Kusari-Lila, e cila politikës i hyri që nga koha kur kryeministër ishte Barjam Rexhepi, duke u emëruar zëdhënëse e qeverisë, sot është femra e parë dhe e vetme në Kosovë që udhëheq një komunë, shkruan bota sot.

Mimoza Kusari-Lila përveç se është femra e parë e një komune, me votën e saj e ka thyer përfundimisht “mitin”e ndarjes së komunës së Gjakovës në “gjakovarë” dhe në “katundarë!”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button