Beckham i bie pishman për tatuazhet
Ish-futbollisti David Beckham i cili ka më shumë se 30 tatuazhe në trup, ka pranuar se do të ishte pamundur të ndaloj tre djemtë e tij të vizatojnë trupin kur të mbushin moshën e pjekurisë.
Por britaniku ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur që të bind ata se tatuazhet janë një shprehi e keqe.
“Kur kaloni të 30-at filloni t’i shihni gjërat më ndryshe, dhe e njëjta gjë po ndodh edhe me mua. Tani tatuazhet më duken paksa të tepruara. Do të isha shumë i lumtur që djemtë e mi të mos ndjekin rrugën time”, ka deklaruar Beckham.