50 minuta ‘live’ me Genën

Angazhimet muzikore për të nuk kanë të ndalur. E bashkë me to, edhe sukseset e pandalshme në secilën paraqitje e përgatitjet për të rejat pasuese.

Bëhet fjalë për këngëtarin nga Shqipëria Gena, i cili angazhimin e tij artistik në Kosovë po e rritë dita ditës. “Jemi duke punuar intensivisht në risi. Gena në janar do të publikoj dy videoklipe të reja, shkruan Tribuna.

Ndërsa tani me datë 20 dhjetor do të publikojë një album i cili do të jetë i gjithi ‘live’ dhe do të zgjasë 50 minuta. Është diçka që nuk e ka bërë askush më herët. Këtë album e ka marrë produksioni ‘Arboni”.

Kështu ka treguar për Tribuna menaxheri i këngëtarit Enis Fetahu, i cili ka rrëfyer në detaj edhe për sukseset e njëpasnjëshme e prezantimet e pandalshme të këngëtarit që ka nën menaxhim.

Lajme të ngjashme

Back to top button