Qyteti i Shkupit apelon të mos dilet jashtë pa nevojë

Për shkak të përkeqësimit të kualitetit të ajrit si rezultat i tejkalimit të vlerës së kufizuar të grimcave PM10 Kryetari i qytetit të Shkupit Kove Trajanovski ka marr disa masa si paralajmërim për qytetarët e Shkupit.

-Ta reduktojnë lëvizjen e tyre në ambient të hapur

-Fëmijët, gratë shtatzëne, të moshuarit dhe të sëmurit kronik të mos dalin në rrugë

-Të mos e ajrosin vendin ku ato qëndrojnë gjatë ditës

-Të mos përdorin hemikale për punë apo lëndët djegëse fosile për ngrohje 

-Të mos shfrytëzohen veturat pa ndonjë nevojë të madhe etj.

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski i ftoi të gjitha kompanitë dhe vozitësit e automjeteve që ti respektojnë rregullat dhe së bashku me qytetarët të kontribuojmë në përmirësimin e cilësisë së ajrit në Shkup.

Lajme të ngjashme

Back to top button