Shit-blerja e prodhimeve bujqësore 1 miliard denarë!

Në tetor të këtij viti, vlera e blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore paraqet 1.063.576.000 denarë dhe shënon rënie për 6,4 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, kumtoi Enti shtetëror për statistikë.

Vlera e prodhimeve të blera bujqësore nga prodhuesit individual bujqësor është ulur për 6,9 për qind, dnërsa shitja nga prodhimi persoal i ndërmarrjeve është ulur për 5,9 për qind.

Rritje e vlerës së prodhimeve të blera dhe të shitura bujqësore vërehet tek bimët industriale dhe të kopshtarisë, pemët, pijet alkoolike, kafshët dhe vezët, prodhimet e qumështit dhe peshku, ndërkaq ulje vërehet tek drithërat, bimë për ushqim të kafshëve, rrushi, kafshët dhe qumështi.

Lajme të ngjashme

Back to top button