Karavani i Vitit të Ri, pako për fëmijët me invaliditet dhe skamnorë

Në 12 ditët e ardhshme  në suaza të karvanit të Vitit të Ri  do të ndahen më shumë se 1.500 paketa  në shkolla dhe institucione për fëmijët pa prindër,  fëmijë me invaliditet trupor, me shikim dhe dëgjim të dëmtuar, fëmijë me nevoja të veçanta, si dhe fëmijë nga familjet e rrezikuara sociale.

Karvanin politik e organizon “Tineks”. Babadimri në kamion të zbukuruar të vitit të ri, kumtuan nga kompania, sot do të niset në udhëtimin e tij nëpër Maqedoni, me qëllim që ta gëzojë çdo fëmijë për të cilin ajo është më e rëndësishme dhe do t’i mundësojë në mënyrën më të mirë   ta ndjejë magjinë e festave të Vitit të Ri. Në periudhën prej 13 deri në 20 dhjetor të përfshihen institucionet nga qytetet e brendësisë, ndërsa në javën e fundit deri më 24 dhjetor karvani  do t’i vizitojë institucionet në Shkup.

Karvani i Tineksit do të vizitojë 28 institucione  si qendra ditore,  shoqata, shkolla, ente për rehabilitim dhe institucione shëndetësore për kujdesje të fëmijëve të cilët kanë nevoja të veçanta në 11 qytete të Maqedonisë. Ai do të kalojë nëpër Kumanovë, Tetovë, Shtip, Strumicë, Negotinë, Kavadar, Strugë, Ohër, Prilep, Manastir dhe Shkup. Mes institucioneve të cilat do t’i vizitojë janë edhe: Shoqata e prindërve të fëmijëve me paralizë celebrale, – Prilep, Qendra ditore për fëmijë  me nevoja të veçanta- Shtip, Enti për rehabilitimin e fëmijëve me dëgjim të dëmtuar, Kirurgjia e fëmijëve në Shkup dhe shumë institucione tjera nga kjo kategori.

Lajme të ngjashme

Back to top button