Perez: Cristiano Ronaldo do të fitojë Topin e Artë

Gara per Topin e Artë për vitin 2013 mbetet një ndër temat më interesante të aktualitetit futbollistik. Ne finale luajnë Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Franck Ribery.

Secili nga të tre këta personazhe meriton ta fitojë, por nuk mendon kështu presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez i cili është i bindur se Cristiano Ronaldo është një shkallë sipër të tjerëve dhe do të jetë ai që do të fitojë trofeun më të lakmuar individual.

“ Unë jam i sigurt që Topin e Artë do ta fitojë Cristiano, në qotë se nuk e fiton ai do të ishte një padrejtësi, pasi e gjithë bota e di shumë mirë që Ronaldo është futbollisti më i mirë në planet.

Perez në intervistën e tij u pyet për disa tema e njëra prej tyre ishte rinovimi i Xabi Alonso-s.

“ Të gjithë duam që Alonso të qëndrojë në Madrid, pasi është një futbollist me cilësi dhe po e ndihmon shumë skaudrën të paraqitet në nivele të larta”.

Në lidhje me lojën që po zhvillojnë Los Blancos në drejtim të trajnerit Carlo Ancelloti presidenti u shpreh.

“ Me sa shoh unë po luajmë shumë mirë, por duhet të vazhdojmë të punojmë fort pasi është akoma shumë shpejt deri në përfundim të sezonit”.

Perez nuk ngurroi te japë edhe një mendim për dëshirat që ai ka për vitin 2014.

“Shpresoj që 2014-ta të na sjellë trofeun e 10 të Uefa Champions League që e dëshirojmë të gjithë.

Në fund Florentino Perez foli edhe për skuadrën e basketbollit e cila ashtu si ekipi i futbollit po kalon një moment shumë të mirë.

“ Po jetojmë në një epokë në cilën tifozët e Realit janë të kënaqur si me skuadrën e futbollit ashtu edhe me atë të basketbollit. Ashtu si Carlo Ancelloti edhe Pablo Laso po bën një punë shumë të mirë me skuadrën e tij, por duhet të vazhdojmë me këto ritme pasi ne jemi Reali i Madridit, klubi më i madh në botë./ Supersport

Lajme të ngjashme

Back to top button