Beatrix Ramosaj shkëmben mesazhe dashurie

Bukuroshja Beatrix Ramosaj, është surprizuar jashtë mase nga një buqetë me lule që ajo ka pranuar derisa ishte ne Gjermani, nga nje fans i saj i flaket nga New Yorku. Frankie Cibaku quhet djaloshi i cili mesa duket ka kohë që ka rënë thellë në dashuri me këngëtaren të cilën ai e quan “princeshë”.

Duket sikur aspak nuk i shkoi huq ky gjest prej xhentëlmeni, pasi Beatrix e bëri publik këtë afeksion te tij, madje duke i dërguar mbrapa fjale të ngrohta dashurie, përmes një mesazhi në Instagram.

“Të falënderoj me gjithë shpirt për këtë që ke bërë, kam mbet pa fjalë. Love you Frankie & I really hope to see you one day!!!! @frankie_cibaku”, është përmbajtja e një pjese të këtij mesazhi të gjatë të saj në Instagram, drejtuar djaloshit që ajo shpreson ta takoj një ditë.

Dhe nuk i dihet, ndoshta kjo dashuri në distance e tyre, mund që një ditë, të shndërrohet edhe në një të vërtetë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button