“Messi” i ri është 8 vjeç, duel Real-Barça

Barcelona ka identifikuar Messin e ri të futbollit dhe është sërish argjentinas.

Bëhet fjalë për 8-vjeçarin Claudio Gabriel Nancufil që me driblimet, lëvizjet në fushë dhe me të majtën si Lionel Messi ka bërë që videot e tij në Youtube të klikohen nga miliona njerëz.

Por talenti i ri ndiqet dhe nga Real Madridi dhe për këtë arsye Claudito do të testohet 2 javë në Spanjë, fillimisht te los blancos e më pas në akademinë e famshmë La Masia.

Gjithcka po realizohet nga një emisar spanjoll, Lolo Otero i cili e pranon se për talentin e ri ka interes edhe nga Franca e Anglia por prioritet fillimisht sipas tij mbetet Primera Division.

Lajme të ngjashme

Back to top button