Ministri Jashari: Duhet ta ndihmojmë prokuroren speciale Janeva

Nuk do hy të komentojë çështje që kanë të bëjnë me informata të përditshme, se a ka a s’ka presione. Por do të theksoj se unë si ministër i Drejtësisë, nga momenti i parë, pas miratimit të ligjit vazhdojmë të kemi raporte të shkëlqyera më prokuroren speciale Janeva. Është shprehur ministri i Drejtësisë pas kërkesës së gazetarëve që t’i komentojë presionet e partisë në pushtet -VMRO-DPMNE kundër prokurores speciale Katica Janeva, raporton Portalb.

Ai njoftoi se edhe sot ka patur takim me Janevën.

“Ne edhe si parti jemi deklaruar se do të bëjmë çmos që t’i ndihmojmë dhe ta motivojmë që të realizojë funksionet të përcaktuara në bazë të ligjit”, ka nënvizuar ministri Jashari.

Këto komente ministri Jashari i ka bërë para debatit të Bashkimit Demokratik për Integrim ku u trajtuan temat: Drejtësia dhe sundim i ligjit, Rendi dhe siguria, si dhe Administrata publike./Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button