Dy shpërthime të reja në Bruksel

Dy shpërthime të reja kanë ndodhur sot në një lagje në veri të Brukselit, raporton televizioni publik belg RTBF.

Këto shpërthime janë dëgjuar në lagjen Schaerbeek, transmeton Koha.net. Ky lajm vjen një ditë pasi janë arrestuar gjashtë të dyshuar për sulmin terrorist që ndodhi të martën në kryeqytetin e Belgjikës.

Sipas raporteve nga televizioni belg një person është neutralizuar dhe ai barte një valixhe, në të cilën kishte mjete shpërthyese.

Dy shpërthime janë dëgjuar gjatë fillimit të intervenimit, ndërsa dyshohet edhe për një shpërthim të tretë që ka ndodhur rreth orës ora 14:30.
Lagjja është mbyllur dhe rrethuar nga policë me armatim të rëndë dhe nga kamionë ushtarak. Shërbimi i deminimit është në vendin e ngjarjes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button