BDI organizon debat për drejtësinë dhe ligjin

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka vazhduar aktivitetet për përgatitjen e Platformës 2020 për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjatë ditës së sotme, BDI organizoi debat ku pjesëmarrësit debatuan në temat që kanë të bëjnë me drejtësinë dhe sundimin e ligjit, Rendi dhe siguria si dhe Administrata publike.

Fillimisht takimin e hapi zëvendëskryeministri Fatmir Besimi i cili tha se Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) është duke përgatitur Propozim-platformën zgjedhore 2016-2020, e cila përmban tre shtylla kryesore: 1. Shteti – Demokraci konsensuale, qeverisje e mirë dhe perspektiva euro-atlantike, 2. Ekonomia – Zhvillim ekonomik dhe mundësi të barabarta, 3. Shoqëria – Resurse njerëzore dhe kohezion social.

Adnan Jashari, ministër i drejtësisë prezantoi atë se çka përmban Platforma në pjesën Drejtësi dhe sundim i ligjit dhe njëkohësisht potencoi se të gjitha propozimet që do të dalin nga ky debat do të inkorporohen në versionin përfundimtar të Platformës 2020.

Ai në prezantimin e pjesës që ka të bëjë me drejtësinë dhe sundimin e ligjit tha se prezantimi i ideve të reja nga ana juaj do të ishte më se i frytshëm duke marrë parasysh faktin se ekspertiza e punës nëpër këto sektorë të drejtësisë buron pikërisht nga ju.

Ndërkaq, zëvendësministri i mbrojtjes, Ilmi Selami prezantoi para të pranishmëve pjesën që ka të bëjë me Rendin, Mbrojtjen dhe Sigurinë.

Ndërsa sekretari shtetëror në ministrinë e shoqërisë informative, Jahi Jahiu, tha se në fushën e administratës publike, Bashkimi Demokratik për Integrim,  do të vazhdojë të punojë në drejtim të krijimit të një administrate funksionale si një parakusht për një qeverisje demokratike, transparente dhe efektive.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button