Terrorizmi anuloi turneun në Izmir, FC Shkupi nuk niset

Ka dështuar në çastet e fundit udhëtimi i skuadrës U12 të FC Shkupi, që ishte planifikuar që të martën (22.03.2016), në mbrëmje të nisen drejt Izmirit të Turqisë, ku do të mbahej një nga turnet më të mëdhenj evropian.

Kur të gjithë fëmijët ishin bërë gati për tu nisur, nga organizatorët kanë njoftuar se shkaku i sulmeve terroriste në Ankara, Stamboll dhe së fundi në Bruksel, klubet nga Evropia kishin vendosur që të anulojnë të dërgojnë fëmijët e tyre në këtë turne, kanë shkruar në faqen zyrtare organizatorët e turneut. Sipas organizatorëve mësojmë se prindërit e fëmijëve ishin ata të cilët kanë kundërshtuar të dërgojnë fëmijët e tyre drejt Izmirit.

Mirëpo disa prej tyre edhe nuk e kishin mirëpritur anulimin, pasi që kishte edhe pjesëmarrës nga Australia e largët, të cilët kishin bërë 23 orë udhëtim dhe ishin nisur në drejtim të Turqisë. Komente tjera kishte edhe të titpit: Anulimi i yurneut, do të thotë dorëzim para terroristëve, kemi menduar se turqit jeni më të fortë, keni gabuar”, kishin shkruan komente në faqen zyrtare të turneut në “Facebook”..

Për këtë shkak në kumtesën e lëshuar nga organizatorët thuhet se turneu ndërkombëtar “Izmir U12” që ishte përgatitur në mënyrën më të mirë, është anuluar për datë të papërcaktuar. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button