Prokurori federal belg: Nuk është arrestuar i dyshuari i tretë për sulmet në Bruksel
Sipas raportimeve të fundit bëhet e ditur që Prokurori Federal belg ka demantuar lajmin se i dyshuari i tretë për sulmet e djeshme në Bruksel, është arrestuar.
Prokurori belg, ka konfirmuar se i dyshuari për shpërthimet terroriste në Aeroportin e Brukselit, Najim Laachraoui, nuk është arrestuar. Ai ende gjendet në arrati, njofton Klan Kosova.
Mediat e huaja raportuan disa orë më parë që edhe i dyshuari i tretë për sulmet në Bruksel është arrestuar.