Donald Lu: Byroja e hetimi si FBI-ja

Njësia antikorrupsion pjesë e Byrosë së Hetimeve, do të mbështetet nga FBI-ja amerikane dhe do të jetë një institucion i pavarur dhe llogaridhënës vetëm para popullit shqiptar.

Kështu deklaroi sot Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Donald Lu, në një takim me temë “Për qeverisje të hapur”.

Ai tha se politika po përpiqet ta përdorë debatin për arsye politike dhe u kërkoi palëve të bien dakord. Ambasadori Donald Lu theksoi se amerikanët po shpenzojnë miliona dollarë për reformën në drejtësi.

“Një njësi e pavarur hetimore për të luftuar korrupsionin dhe krimet e kryera nga zyrtarë të lartë. Ka një propozim që do të jetë pjesë e funksioneve të BKH-së sipas modeleve të FBI-së amerikane. Po pse duhet të besojnë shqiptarët që këta policë duhet të jenë përtej ndikimeve të korrupsionit. Sepse SHBA-ja do të investojë. Kemi vënë mënjanë miliona dollarë për të trajnuar policët. Trajnimi i tyre do të bëhet nga FBI-ja. Një agjent i FBI-së do të vendoset në Tiranë”, tha ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button