Derbi Shkëndija – Renova me 10 prill në Tetovë!

Pas një vit shëtitje nëpër terrenet e ndryshme futbollistike të Maqedonisë, më në fund po i vie fundi golgotës së dy ekipeve shqiptare Shkëndijës dhe Renovës, pasi që mësohet se ndeshja e parë që do të luhet në stadiumin e qytetit, tani më me disa renovime, pritet të jetë derbi i qytetit mes dy ekipeve shqiptare, Shkëndija – Renova.

Krahas terrenit që tanimë është i gatshëm për lojë, me intensitetin të madh është duke u punuar edhe në adaptimin e dhomave të ekipeve dhe nyejve sanitare, që janë pjesë e stadiumit, e gjithë kjo po bëhet falë punës që është duke bërë NPK “Tetova”, ndërmarrje kjo që përkohësisht menaxhon me stadiumit të qytetit. Lidhur me punimet që janë duke u zhvilluar së fundi, është prononcuar drejtori i NPK “Tetova” Xhelal Ceka.

“Shpresojë që pjesa e brendshme e dhomave të zhveshjes të martën (sot), do të jenë të përfunduara dhe besojë dhe shpresojë që së shpejti do të del edhe komisionin për gara për të na dhënë vizë për pjesën e brendshme. Mbetemi me shpresë që edhe pjesa e terrenit që është në kompetencë të FFM-së dhe UEFA-s, të marrin leje dhe me Zotin përpara mendojë se me 10 prill çdo gjë do të jetë ashtu siç ne mendojmë dhe ëndërrojmë që stadiumin e qytetit ta lëshojmë në për ndeshjen Shkëndija – Renova” ka thënë Xhelal Ceka në deklaratën e tij për TV-Art.

Për rikthimin e futbollit në stadiumin e Tetovës kanë folur edhe nga zyra për informim të KF Shkëndija, të cilët kanë thënë se i gëzohen lajmit që do të kthehen në folenë e tyre, e parasegjithash që ekipi i tyre do të luajë në prani të numrit të madh të tifozëve.

“Dëgjojmë se përmendet 10 prilli si datë kur do të mund të luajmë në Tetovë dhe ne do të ishim ta lumtur nëse kjo do të ndodh. Kujtojmë se përgjegjëse për punimet është Komuna e Tetovës dhe ne presim që të japin leje kur mund të luajmë. Urojmë të jetë sa më shpejtë, pasi ne po konkurojmë për titullin e kampionit në kushte të pabarabarta me rivalët që kanë përparësinë e të luajturit në fushë të tyre”, kanë deklaruar për Portalb.mk, nga zyra për marëdhënie me publik të KF Shkëndija.

Rikonstruimi i stadiumit të ndërtuar në vitin 1982 kishte nisur në prill të vitit 2015 me largimin e  sipërfaqes ekzistuese si dhe të sistemit të thithjes së ujit, ndërsa sipas zyrtarëve të NPK “Tetova”, pritet që me 10 prill të luhet ndeshja e parë, ku përballen dy ekipet e qytetit Shkëndija – Renova. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button