Di Caprio, 3 milionë dollar për të shpëtuar tigrat

Aktori Leonardo Di Caprio ka dhuruar 3 milionë dollarë për të ndihmuar në shpëtimin e tigrave në Nepal. Ai e bëri donacionin e tij për World Wildlife Fund përmes fondacionit të tij të bamirësisë.

Fondet do të përdoren për të rritur numrin e tigrave në Nepal brenda vitit 2022, që është dhe viti i tigrit. Në një deklaratë 39-vjeçari u shpreh se shpreson që donacioni i tij të ndihmojë në dyfishimin e tigrave të vendit aziatik.

Tigrat e Nepalit konsiderohen si një specie në rrezik dhe nën kërcënimin e vazhdueshëm të urbanizimit ilegal që është shtrirë edhe në xhungël.

Donacioni i Di Caprio do të shërbejë edhe për të mbështetur patrullat që mbrojnë kafshët dhe riparojnë ambjentet për to.

Deri tani, fondacioni ka ndihmuar në rritjen e popullsisë së tigrave në parkun kombëtar Terai Bardia të Nepalit nga 18 në 50 njësi. 

Lajme të ngjashme

Back to top button