Ajaksi e Milani kërkojnë shqiptarin Valmir Berisha

Valmir Berisha është mbuluar nga ofertat. Sulmuesi i talentuar shqiptar ka konfirmuar se po kërkohet nga disa klube europiane.

Ndër ekipet e interesuara për të, ai thotë se janë Ajaksi, Milani, Totenhami, Sunderlandi e Sëlltiku. Valmir Berisha nuk do ta ketë aspak të lehtë të vendosë për të ardhmen.

Talenti shqiptaro-suedez ka një mori ofertash pas paraqitjeve të shkëlqyera me Suedinë në Kupën e Botës U-17, e cila u mbajt në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Berisha fitoi medaljen e bronztë me përfaqësuesen suedeze, ndërkohë që u shpall dhe “Këpuca e Artë”, si golashënuesi më i mirë i turneut, me 7 gola të realizuara. Kjo ka bërë që shumë klube të kërkojnë Berishën, i cili aktualisht është pjesë e ekipit suedez Halmstadit, një ekipi modest në Suedi.

Lajme të ngjashme

Back to top button