Shkupi, kala e pamposhtur në Çair (Foto)

Nuk ka të ndalur KF Shkupi, është kjo ndeshja e katërt që të përzgjedhurit e trajnerit Nexhat Shabani që luajnë pa disfatë, ndërsa kësaj radhe ata kanë shënuar fitore me rezultatin 2:1 ndaj Borecit nga Velesi. 
Është rikthyer më në fund të goli pas një “agjërimi” të gjatë sulmuesi Ertan Hasani, i cili edhe shënoi golin e epërsisë që në minutën e 25-të .

(Momenti kur Ertan Hasani shënon golin me kokë)

Por festa e shkupjanëve zgjati shumë shkurt, pasi që vetëm pas 5 minuta lojë, mysafirët nga Velesi përfituan një penalti (të dyshimtë), kur referi akordoi në pikën e bardhë, duke pretenduar se me dorë kishte luajtur Leonard Kallaba. Nga pika e bardhë i saktë u treguar Kiril Ivanovski. 
“Jam shumë i kënaqur që jam kthyer pas nj “agjërimi” të gjatë deri të goli. Mendoj se shumë me rëndsi është që ekipi ka fituar e jo kush shënoi. Së pari falënderoj Allahun që më mundësoi të shënoj dhe pastaj këtë fitore dhe golin ua dedikoj te tifozët tanë të flaktë “Shvercerat” dhe të gjithë shkupjanëve”, ka thënë Ertan HAsani për “Portalb”.

(Ertan Hasani festoi me një sexhde në shenjë falënderimi ndaj Allahut pas golit)

Por pak më vonë, edhe një lëshim tjetër i referit, i cili ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë Kiril Krsetvskin, për ta larguar nga loja dhe automatikisht mori të kuq. 
Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat, por shkupjanët kishin marrë këshillat e trajnerit Shabani që nga fillimi të sulmojnë portën kundërshtare dhe të shfrytëzojnë epërsinë numerike. 
Nuk kishte kaluar as 1 minutë i plotë i pjesës së dytë dhe Mentor Idrizi i sjelli epërisën Shkupit.
Deri në fund tyë ndeshjes Shkupi kishte edhe shumë raste të sigurta për të shënuar, por sulmuesit nuk arritën të ndëshkojnë Borecin, mirëpo edhe portieri mysafir u tregua në disa raste i kujdessshëm

Pas kësaj fitore Shkupi ka grumbulluar 22 pikë, ndërsa në anën tjetër Boreci mbetet në kuotën e 12 pikëve. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan në Kërçovë kundër Zajazit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button