‘Gruevski dhe familja e tij gëzojnë kapitalin më të madh të shtetit’

Sekretari i gjeneral i LSDM-së, Oliver Spasovski dhe anëtarë të tjerë të kësaj partie opozitare gjatë takimit të sotëm në Dibër, promovuan programin e tyre politik duke mos lënë anash akuzat ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Gruevski.

“Gjatë këtyre shtatë viteve qytetarëve u mungon demokracia dhe liria, siguria dhe drejtësia, dhe kundrejt kësaj ka “shtet partiak”, ndarje politike, fetare dhe mos besim tek qytetarët. Ky shtet ka mangësi të mëdha, ndaj ne si parti opozitare duhet të rikthejmë të ardhmen për gjeneratat e tjera.  Partia e LSDM-së ka në programin e tyre 350 masa paraprake për përmirësim të situatës në vend” theksoi Spasovski. 

Sipas tij partia qëndron tek shtyllat që i ka shkatërruar shteti dhe ajo është e drejta e secilit qytetar, e drejta e gazetarit të shprehet lirshëm , të mos ketë dhunë dhe padrejtësi por të ketë rrugë  të drejta për shtetin e Maqedonisë.

Spasovski u ndal në zhvillimin ekonomik të shtetit  në të cilën nuk ka pasuri dhe begati,  sepse pasurinë e posedon një grup i vogël i njerëzve dhe ata  janë Kryeministri Gruevski së bashku me familjen e tij.

 “Partia e LSDM në këtë kontekst parasheh rënie të tatimeve për 15 përqind  vetë qytetarëve të këtij shteti  dhe me këtë rikthim   do  t’i kthehen popullatës 130 milion euro. Nuk ka nevojë për inspektorë të tregut  ku numër i madh i shitoreve u mbyllën,  populli ka nevojë për ulje të  tatimeve sepse Ministri i financave dhe kryeministri Gruevski  në këtë mënyrë e mbushin arkën e shtetit”, nënvizoi Spasovski.

Ai u ndal edhe tek problemi i pensionistëve, biznesi , bujqësia dhe blegtoria duke përmendur subvencionet e shumta që i gëzojnë  vetëm njerëzit e Gruevskit dhe askush tjetër. Gjatë takimit në Dibër  pati edhe diskutime dhe pyetje të shumta nga ana e qytetarëve dibran. /portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button