Maqedonia nuk merr datë bisedimesh me Brukselin, Gruevski nuk habitet

Kryeministri Nikolla Gruevski nuk është i befasuar nga paralajmërimet e fundit që vijnë nga Brukseli se edhe këtë vit Maqedonisë nuk do i jepet data për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Sipas tij kjo është më se e qartë për shkak të pozicioneve të palës greke e cila dëshiron që problemi rreth emrit të zgjidhet sipas llogarive të tyre, transmeton Alsat-M.

“Nuk kam diçka të veçantë të them, ajo është një nga fazat e para për miratimin e vendimeve. Nuk është befasi një gjë e tillë, duke  ditur qëndrimin e Greqisë, pozicionet e tyre si dhe përsëritjet e vazhdueshme se nuk do të lejoj Maqedonia të merr datë derisa nuk ndryshohet emri dhe është e qartë se kërkohet  që ajo të jetë në pajtueshmëri me kërkesën e tyre, në kuptimin jo vetëm të ndryshohet emri dhe identiteti por zgjedhja e re të bëhet sipas llogarive të tyre”, deklaroi Nikolla Gruevski, kryeministër.

Sipas paralajmërimeve që vijnë nga Brukseli, në takimet e fundit të diplomatëve të Këshillit të Unionit është arritur pëlqim që edhe këtë vit Maqedonisë t’i përsëritet rekomandimi i dhjetorit të vitit 2009, gjegjësisht që Këshilli të përshëndet përparimin në më shumë fusha si dhe do të kërkohet vazhdimi i marrëdhënieve të mira ndër fqinjësore dhe arritja deri te një zgjidhje e pranuar nga të dyja palët për emrin.

Njoftohet se në seancat përgatitore në Bruksel në prag të samitit të dhjetorit, Greqia aspak nuk ka dashur të heq dorë nga qëndrimi se  nuk do lejojë fillimin e bisedimeve pa u zgjidhur çështja e emrit ndërsa Bullgaria ka qëndrim paksa më të relaksuar kundrejt Maqedonisë, pasi diplomatët e saj kanë rekomanduar nënshkrimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë.

Lajme të ngjashme

Back to top button