Diva me mbi 400 mijë miq

Mbetet këngëtarja më e dashur ndër shqiptar. Bëhet fjalë për Adelina Ismailin, të cilës fansat po i shtohen nga dita në ditë. Së paku kështu na konfirmon faqja e saj zyrtare në rrjetin social ‘Facebook’, ku deri më tani janë mbledhur mbi 402 adhurues të këngëtares.

Administratorët e ‘Fan Page’ të këngëtares shqiptare kanë falënderuar të gjithë ata, siç i quajnë, mbështetës të divës së skenës sonë muzikore. “Urime MIQ u bëmë 400’000 !!! Me JU për JU gjithmonë këtu Faleminderit nga ZEMRA ALL FOR DIVA !!!”.

Ndryshe, Ismaili ndonëse jo shumë e shpeshtë në skenë përmes krijimeve të ndryshme asrtistike, kohë pas kohe di të befasoj fansat përmes rikthimeve të saj. E ndonëse paraqitjet më te shpeshta I sjell gjatë verës, një këngë për këtë fund vit do t’i gëzonte fansat e saj.(Tribuna)

Lajme të ngjashme

Back to top button