E diela sjell derbin Rabotniçki – Shkupi

E shtuna dhe e diela në vendin tonë rikthen garat në Ligën e Parë dhe atë të Dytë. Sigurisht se ndeshja më interesante e javës së 21-të të Ligës së Parë, që edhe është titulluar derbi i javës do të luhet në stadiumin “Filipi i Dytë”, në Shkup, ku do të përballen dy skuadrat e kryeqytetit, Rabotniçki nikoqire dhe Shkupi.

Të dy ekipet ndajnë pozitën e tretë dhe të katërt me nga 30 pikë dhe kjo do të sjellë një futboll shumë kualitativ, por edhe shumë tifozë “mysafirë”, në këtë rast ata të Shkupit “Shvercerat”, të cilët kanë filluar përgatitje që të jenë në numër sa më të madh të dielën në këtë përballje.

Skuadra e Shkëndijës që vazhdon të jetë ndjekës i Vardarit për pozitën e parë, këtë javë ka përballë ekipin e Mlladost CD, ndërsa ndeshjen si nikoqire do ta luajë në stadiumin e Çairit në Shkup. Shkaku i punimeve që po bëhen në stadiumin e qytetit në Tetovë, skuadra tjetër tetovare Renova edhe pse është në cilësinë e nikoqirit, ka zgjedhur që të luajë në Kërçovë duelin ndaj Horizont Turnovës, që është edhe ky një duel derbi i dy ekipeve që kërkojnë të sigurojnë pozitë që u mundëson “Play-off”-in.

Të dielën gjithashtu luhet edhe ndeshja Sileksi – Metalurgu, ndërsa Vradrai – Bregallnica do të luhet të martën në stadiumin “Filipi i Dytë”. Të gjitha ndeshjet luhen me fillim në ora 14:00.

Java e 16-të e Ligës së Dytë do të luhet të shtunën, ku do të kemi këto përballje KF Gostivari – Ljubanci, Vëllazërimi – Euromilku, Makedonija GjP – Pobeda, Kozhuvi  – Teteksi dhe Pelisteri – “Skopje”. /Portalb /

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button