Shkupi gati për reshjet e para të borës!

Qyteti i Shkupit është i gatshëm për mirëmbajtjen e rrugëve magjistrale dhe mbledhëse në territorin e Shkupit, në kushte të dimrit.

Për pastrimin e reshjeve të borës nga rrugët, Qyteti i Shkupit këtë sezone ka në dispozicion 25 automjete dhe sasi të mjaftueshme të kripës. 

Kryetari i Qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski, dhe drejtori i ndërmarrjes publike “Rrugë dhe rrugica”, Sinisha Ivanovski sot e vizituan stacionin e kësaj ndërmarrje publike në Kisella Vodë, ku janë të stacionuar automjetet për pastrimin e borës. 

‘Detyra jonë është shpejtë dhe në mënyrë efikase ta pastrojmë borën nga rrugët e qytetit dhe të sigurojmë zhvillim të sigurt dhe pa pengesa të komunikacionit, si dhe lëvizje të sigurt të këmbësorëve. Tani më është themeluar edhe Shtabi i krizës i shërbimit dimëror ku janë të përfshirë përfaqësues nga Qyteti i Shkupit, ndërmarrjet publike të Qytetit, nga dhjetë komunat në Shkup, Ministria e punëve të brendshme dhe nga Inspektorati shtetëror për rrugë. Nëse është e nevojshme Qyteti i Shkupit do të angazhojë mekanizëm shtesë. Nga viti i kaluar Qyteti i Shkupit ka rreth 2.700 tonë kripë industrial’ tha Trajanovski.

Përveç kësaj, për sezonin e dimrit, Qyteti i Shkupit ka blerë edhe 2.000 ton kripë .Për funksionimin e plotë të Shërbimit dimëror, Qyteti i Shkupit nga buxheti do të ndajë 75 milionë denarë.

Për funksionimin sa më efikas të shërbimit dimëror Qyteti i Shkupit është ndarë në katër rajone: 1.Karposh, Gjorçe Petrov dhe Saraj 2. Çair, Butel dhe Shuto Orizarë 3. Gazi Babë, Aerodrom dhe Kisella Vodaë dhe 4. Qendër.

Në funksionimin e Shërbimit dimëror janë përfshirë edhe ndërmarrjet tjera publike, të cilat i kryejnë aktivitetet e mëposhtme: NP “Higjiena komunale”, pastron borën në mënyrë që të sigurohet qasje deri te kontejnerët dhe rreth tyre, pastron zonat për këmbësorë, rrugët në Çarshinë e Vjetër dhe qasjet për këmbësorët që çojnë deri te objektet me rëndësi vitale
– NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimi” – e mirëmban dhe kujdeset për kanalizimin atmosferik dhe vend-derdhjet e ujit për pranimin e sasisë më të madhe të ujit në kushte të dimrit 
– NP “Parqe dhe gjelbërime” – e heq borën nga korsitë nëpër parqe, mbron drunjtë nga thyerja eventuale nën peshën e shtresave të dëborës dhe i largon drunjtë dhe degët e rëna nga rrugët. 

– NTP-Shkup- e pastron borën dhe akullin nga stacionet e autobusëve.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjitha subjekteve ekonomike në qytet dhe të gjithë qytetarëve, kur të bjerë bora, t’i respektojnë obligimet ligjore dhe të pastrojnë borën dhe akullin para objekteve./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button