Dy partitë në pushtet “kundër” amnistisë për Kezharovskin

Dy partitë në pushtet VMRO-DPMNE dhe BDI kanë votuar të përmbajtur për  nismën ligjore të Partisë Liberale për të amnistuar gazetarin e dënuar me 4.5 vite burg, Tomislav Kezharovski.

Me këtë votim në Komisionin për Sistem Politik, shumica parlamentare ka penguar kalimin e projektligjit në lexim të dytë, ku duhej të miratohej në mënyrë përfundimtare. 

Arsyetimi për këtë votë i deputetëve të VMRO-së dhe BDI-së ka qenë se procesi gjyqësor nuk ka përfunduar ende dhe se nuk dihet vendimi përfundimtar i gjykatave. 

Kurse deputeti i PL-së, Ivon Veliçkovski, ka thënë se amnistia në rastin e gazetarit Kezharovski është e domosdoshme, sepse shkrimet e tij nuk kanë cenuar në asnjë çast shëndetin dhe jetën e dëshmitarit të mbrojtur.

Lajme të ngjashme

Back to top button