Thaçi President, në mediat botërore

Zgjedhjen e Hashim Thaçit President të Kosovës e kanë përcjellë të gjitha mediat e mëdha botërore.

Gjiganti anglez mediatik BBC ka shkruar se “Thaçi u zgjodh President në tymin e gazit lotsjellës”, njofton Klan Kosova.

BBC ka shkruar edhe për përjashtimin e deputetëve të Opozitës pasi fillimisht hodhën gazin syngacmues.

“Jap garanci se do ta ndërtojmë një Kosovë të re, një Kosovë europiane dhe do t’i thellojmë raportet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, e citon BBC Thaçin.

Kurse medium tjetër i famshëm Reuters shkruan se “Parlamentarët e Kosovës kanë zgjedhur Presidentin e ri, ndërsa kjo është kundërshtuar me protesta, gaz lotsjellës dhe koktej molotovi”.

Qasje të njëjtë i kanë dhënë të gati të gjitha mediat botërore duke theksuar zgjedhjen e Thaçit në kushte proteste dhe në kuadër të zhvillimeve të jashtëzakonshme.

Kurse, televizioni shtetëror i Rusisë, Russia Today, që diktohet nga politikat e Presidentit të atjeshëm Vladimir Putin, shkruan se “opozita anti-serbe dështoi në tentativën e saj për të penguar zgjedhjen e Presidentit, ku parlamentarët zgjodhën liderin e katërt të provincës”.

Russia Today shkruan se “parlamentarët opozitarë hodhën gaz lotsjellës kundrejt kandidatit për President i cili zgjedhet për të zgjeruar të drejtat e serbëve në Kosovë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button