Zaev: Ndryshimet e ligjit për amnisti, garancë për mashtruesit zgjedhor

“Bashkë me qytetarët do ta ruajmë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë që ta parandalojmë amnistimin e mashtruesve zgjedhorë”, tha lideri i LSDM-së, Zoran Zaev gjatë takimit të tij në Manastir, transmeton Portalb.

Ai shtoi se ligji për amnistimin e personave të dënuar për mashtrime zgjedhore është i rrezikshëm sepse ai vlerëson se kjo mund të jetë garancë për mashtruesit zgjedhor që të porositen të bëjnë krime dhe pastaj të lirohen.

“ërmes këtij akti, dërgohet mesazhi se secili që do të bëjë mashtrime të reja zgjedhore, vjedhje të reja të zgjedhjeve përsëri do të mund ti shmanget përgjegjësisë. Këtë nuk guxon askush prej nesh ta lejojë. Stabiliteti varet nga zgjedhjet fer dhe demokratike”, shtoi Zaev

Përndryshe me 5 vota “për” dhe 4 “kundër”, ditë më parë Gjykata Kushtetuese e ka kaluar iniciativën për ndryshimet në ligjin për amnisti, që kryetari i shtetit te ketë të drejtë që t’i amnistojë të dënuarit për mashtrime zgjedhore, njofton Portalb.

Iniciativën e kanë votuar me “për” gjykatësit: Jovan Josifovski, Nikolla Ivanovski, Vlladimir Stojanoski, Vangelina Markudova dhe Elena Gosheva.

Kundër kësaj iniciative kanë votuar gjykatësit: Natasha Gaber – Damjanovska, Gzime Starova, Ismail Dardhishta dhe Sali Murati.

Propozimet për ndryshime në ligjin për amnisti vijnë në kohën kur Prokuroria Speciale ka ngritur procedurë hetimore për tetë të dyshuar për mashtrime zgjedhore, ku mes tyre janë edhe ish ministrat, Mile Janakievski dhe Gordana Jankullovska, sekretari gjeneral, Kiril Bozhinovski dhe kryetari i Komunës së Pustecit, Edmond Temelko. /Portalb

LEXO: Gjykata Kushtetuese pranoi që presidenti mund t’i amnistojë mashtruesit zgjedhor

LEXO: Protestë kundër Gjykatës Kushtetuese, kërkohet dorëheqja e gjykatësve (FOTO)

LEXO: Ushkovski ka kërkuar deklaratë me shkrim nga gjykatësit se nuk kanë trysni nga ai

 LEXO: Iniciatori për amnistimin e mashtruesve zgjedhor, bashkëpunëtor i avokatit të Jankullovskës (FOTO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button