“The Guardian”: Gjyqi ndaj Thaçit dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë

Prestigjiozja “The Guardian”, ka publikuar të hënën një artikull për gjykimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë, raporton Koha.net. Në këtë artikull është thënë se gjyqi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve do ta rishkruajë historinë e luftës.

Në tekstin e publikuar nga mediumi britanik, Thaçi është vlerësuar si politikani më i shquar i Kosovës.

Aty është treguar kronologjia e gjykimit të katërshes që nga arrestimi i tyre para më shumë se dy vjetësh, nën dyshimin se kanë kryer krime lufte.

Më tej është thënë se ky gjyq pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet.

“Gjyqi, i cili u hap dy vjet pasi burrat u dorëzuan në juridiksionin e gjykatës dhe pritet të zgjasë deri në gjashtë vjet, tashmë duket i sigurt se do të rishkruajë historinë e konfliktit”, thuhet në artikull.

“The Guardian” e ka përmendur edhe raportin e Dick Martyt që është publikuar në vitin 2010, që pretendonte për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, përfshirë trafikimin e organeve nga UÇK-ja, megjithatë thuhet se çështja ka vazhduar në gjyq me ritëm të ngadaltë, ndërsa pretendimet për vrasjen e viktimave dhe marrjen e organeve të tyre janë zhdukur nga procedurat.

Më 3 prill ka filluar gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button