BE për seancën e Presidentit: Skenat që i pamë dje janë ekstremisht brengosëse

Zgjedhjen e Hashim Thaçit President të Kosovës në seancën e djeshme ku kishte edhe gaz lotsjellës, Bashkimi Europian e ka cilësuar jashtëzakonisht shqetësuese, njofton Klan Kosova.

“Parlamenti i Kosovës e ka zgjedhur Hashim Thaçin President të Kosovës në një atmosferë të tensionuar dhe shumë të përçarë. Skenat që i pamë dje në Parlament janë ekstremisht brengosëse”.

“Aktet e dhunës, të çfarëdo forme dhe nga kushdo që vijnë ato, janë të papranueshme. Retorika nxitëse vetëm sa i shërben më shumë polarizimit dhe e bënë dialogun akoma më të vështirë”.

“Ne presim që liderët politikë në Kosovë të veprojnë përgjegjshëm dhe që bashkërisht t’i ulin tensionet”, thuhet në një komunikatë lëshuar nga Këshilli Europian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button