Forcat e Asadit vazhduan sulmet ndaj opozitës siriane

Edhe pse marëveshja mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) dhe Rusisë për ndalimin e luftimeve në Siri ka hyrë në fuqi nga mesnata e kaluar, forcat e regjimit të Assadit kanë vazhduar sulmet mbi opozitën në Halep, Hums, Dera, Hama dhe Latakia. Pas mesnate nuk kishte asnjë sulm të forcave ajrore ruse, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga gazetari i AA-së, forcat e regjimit të Asadit, të cilat mbështesin Hezbollahun, pas mesnate kanë kryer sulme ndaj lagjeve periferike Telbise të Homsit, në periferi të Halepos, Anadan, në Yadudue pranë Dere, si dhe në disa periferi të Damaskut dhe Hama-s.

Forcat e Asadit kanë vazhduar sulmet mbi rajonin Turkmendag, më saktësisht në fshatin Kelez dhe Karamanli, të cilat ndodhen në verilindje të qytetit sirian të Latakias.

– Konfliktet mes DAESH-it dhe PYD-së –

Pas mesnate ka patur luftime të ashpra në veri të Rakke-s mes terroristëve të DAESH-it dhe PYD-së, degë e organizatës terroriste PKK në Siri.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button