Krijohet Federata Ballkanike e Gazetarëve

Në qytetin Edirne të Turqisë Formohet Federata Ballkanike e Gazetarëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Përgjithshëm i kësaj federate, Ali Soydan, në një deklaratë për gazetarët ka theksuar se kanë punuar afërsisht 3 vite për të formuar këtë institucion për median.
Soydan ka vënë në dukje se kanë realizuar punime organizative në 13 vende duke përfshirë vendet si Bullgaria, Greqia, Shqipëria, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Rumania, Moldavia, Mali i Zi, Sllovenia.

Gjithashtu Soydan ka theksuar se së shpejti edhe disa shoqata të disa vendeve do të anëtarësohen në Federatën Ballkanike të Gazetarëve.

Bordi i përkohshëm i Federatës Ballkanike të Gazetarëve përbëhet nga Ali Soydan, Orhan Doğan, Arzu Özdemir, Aybatur Yurk dhe Mehmet Yirun.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button