Ja se çfarë kërkon ish ministrja Jankullovska nëse nuk ka zgjedhje

Në rrjetin social facebook ka reaguar ish ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jakulloska e cila po kërkon që nëse nuk ka zgjedhje të kthehet Qeveria me në krye Nikolla Gruevskin.

“Nëse nuk ka zgjedhje, duhet të kthehet qeveria politike e cila ishte me legjitimitet të lotët tek qytetarët”, ka shkruar Jankullovska.

Kujtojmë se ish-ministrja Gordana Jankulloska është një prej të dyshuarve në rastin “Titaniku”, e ngritur nga Prokuroria Speciale për keqpërdorime zgjedhore. Edhe pse për atë u kërkua paraburgim nga ana e Prokurorisë Speciale, megjithatë kërkesa e tillë u refuzua nga Gjykata Penale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button