Ivanovski: Kush do të përgjigjet për donatorët e rrejshëm të VMRO-DPMNE?

Deputeti i LSDM-së Igor Ivanovski, në debatin mbikëqyrës në Kuvend, ka kërkuar nga Kryeministri Nikolla Gruevski të përgjigjet për akuzat e anëtarit të VMRO-DPMNE-së, Samoil Malçevski, në intervistën dhënë për “Fokus”.

Mallçevski ka deklaruar se ai dhe familja e tij nuk kanë dhënë asnjë denarë për fushatat e partisë në pushtet, edhe pse në raportin e donatorëve të partisë figuron emir i tij me financim prej 550.000 denarëve.

“Ky është një mashtrim direkt dhe falsifikim i raportit të partisë. Ju jeni kryetar i partisë dhe për këtë shkak jeni më përgjegjës të thoni se kush do të përgjigjet për këtë punë?”, tha Ivanovski.

Kryeministri dhe lideri i VMRO-DPMNE-së u përgjigj se Enti shtetëror për revizion kontrollon punën e të gjitha partive dhe se në raportet e entit mund të shihet se partia punon në mënyrë ligjore.

Në debatin mbikëqyrës opozita kryeministrin e  priti me fotografi të Lube Boshkovskit, Velija Ramkovskit, Tomisllav Kezharovskit dhe Mirosllav Shipoviq dhe dhjetëra të burgosur të tjerë në burgjet e Maqedonisë.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button