Tetovë, tre të mitur të sëmurë nga gripi i derrave

Instituti për shëndet publik konfirmon se në laboratorin e Klinikës së Infektologjisë janë vërtetuar tre raste të gripit të derrave.

Bëhët fjalë për tre persona nga Tetova të cilët janë të mitur ndërsa nuk kanë lidhshmëri mes veti.

“Te tre pacientë nga Tetova është diagnostikuar gripi i tipit AH1N1. Me këtë zyrtarisht fillon sezoni i gripit në Maqedoni” informon Gollubinka Boshevska nga Instituti për shëndet publik në Maqedoni.
Tre personat e sëmurë me këtë lloj të gripit janë në moshë 13 vjeçare, ata marrin terapinë e nevojshme, thotë ajo.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button