Vulin “e di” pse nuk iu lejua hyrja në Kosovë

Prishtina po bën çdo gjë që të shkaktojë njëfarë krize për diçka të bërë ose të pa bërë, ka thënë Aleksandër Vulin pasi sot iu ndalua hyrja në Kosovë.

Duke folur në RTS Vulin ka thënë se vizita në Pasjan dhe në Budrigë nuk iu lejua me arsyetimin se në Pasjan përsëriten zgjedhjet, transmeton koha.

“Kjo është e vërtetë, por para dy javësh kur isha në Mitrovicë edhe atje ishin zgjedhje të përsëritura”, ka thënë Vullin, i ngarkuar me Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

E gjithë kjo, ka thënë ai, po ndodh për shkak të të premtes, kur vazhdojnë bisedimet në Bruksel nga të cilat varet vendimi i Këshillit të Evropës për Serbinë.

“Marrëveshja e Brukselit ka qenë shumë e qartë, rrjet të ri gjyqesh, ky ka qenë kompromisi ynë, dhe këtë mund ta pranojmë”, ka përfunduar ai.

Lajme të ngjashme

Back to top button