Fitojnë favoritët, garë e ashpër për pozitën e tretë

Sot janë zhvilluar ndeshjet e para të sezonit pranveror, ku janë luajtur duelet e javës së 19-të, që ishte ditë e suksesshme për skuadrat vendase.

Vazhdon edhe më tej gara e me diferencë të njetë të pikëve për vendin e parë, pasi Vardari ka mundur me rezultat të thellë Renovën 4:1, ndërsa Shkëndija ishte më e mirë se Horizonti duke fituar me rezultati të pastër 2:0.

Janë barazuar me pikë skuadrat që pretendojnë pozitën e tretë, FC Shkupi, Rabotniçki dhe Sileksi kanë nga 27 pikë. Sot Shkupi me golin e vetëm që e shënoi Muharem Bajrami, ka mundur Metalurgun, ndërsa Sileksi ka barazuar në shtëpi me Bregallnicën 2:2. Dje Rabpotniçki mundi Mlladostin 2:1. /Portalb /

Rezultatet nga të gjitha ndeshjet:

Shkupi – Metalurgu 1:0

Shkëndija – Horizont T. 2:0

Sileksi – Bregallnica  2:2

Vardari  – Renova  4:1

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button