Cameron propozon mbajtjen e referendumit më 23 qershor

Kryeministri britanik, David Cameron, njoftoi se 23 qershori propozohet si datë që do të mbahet referendumi në lidhje me qëndrimin e vendit të tij në BE, raporton Anadolu Agency (AA).

Cameron i cili arriti një marrëveshje të re në lidhje me kushtet e qëndrimit të vendit të tij në Samitin e Liderëve të BE-së i cili përfundoi ditën e djeshme në Bruksel, sot pas takimit të Këshillit të Ministrave ai mbajti një konferencë për shtyp.

Ai ka njoftuar se do t’i propozojë Parlamentit që referendumi në lidhje me qëndrimin e Britanisë në BE të mbahet me 23 qershor si dhe ka pohuar se ministrat individualisht mund të japin mbështetje për fushatën “Po” ose “Jo”.

Ndër të tjera Cameron ka theksuar se në Këshillin e Ministrave është vendosur se qëndrimi zyrtar i qeverisë është për qëndrimin në BE.

Kryeministri britanik duke iu drejtuar popullit tha se: “Vendimin do ta jepni ju dhe çfarë do lloj vendimi që ju të jepni unë do të punoj që atë ta vendos në zbatim. Preferenca është e juaja, por preferenca ime është e qartë. Unë besoj se Britania do të jetë më e sigurtë, më e fortë dhe në një situatë më të mirë brenda BE-së së reformuar”.

Në referendum popullit do ti drejtohet pyetja “Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë si një vend anëtar i BE-së, apo duhet të ndahet”. Mbretëria e Bashkuar përbëhet nga Anglia, Skocia, Uellsi dhe Irlanda e Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button