Rusia po bën krime lufte në Siri

Kombet e Bashkuara dhe Uashingtoni janë të shqetësuar për vijueshmërinë e sulmeve ruse në Siri. Të njëjtin shqetësim e kanë shprehur edhe diplomatët e Ankarasë dhe të Parisit

Sipas Ministrisë së Jashtme turke, këto sulme përbëjnë krime kundër njerëzimit. Vrasja e njerëzve të pafajshëm, bombardimi i qendrave të banuara dhe spitaleve janë sulme të cilët nuk i përkasin thjesht një lufte civile. Nga sulmet e fundit ruse në Siri kanë humbur jetën më shumë se 30 civilë të pafajshëm, duke përfshirë gra dhe fëmijë, ndërsa mbi 100 persona kanë mbetur të plagosur.

Këto sulme, të cilat përbëjnë krime lufte, bien ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe për më tepër lejojnë thellimin e krizës siriane. Sulmet ruse duhen ndaluar nëse duam të ndalojmë katastrofën. Ministria e Jashtme turke bëri të ditur se sulmet përbëjnë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare dhe thellojnë krizën në Siri, dhe i bëri thirrje Rusisë për të ndaluar menjëherë sulmet e tilla në mënyrë që të parandalohet katastrofa siriane, transmeton

 

Cilat janë pasojat e shkatërrimit të qendrave mjekësore?

Sipas Departamentit të Shtetit amerikan sulmet ruse në Siri po thellojnë hamendjet se Kremlini nuk dëshiron largimin nga pushteti të Bashar al-Asadit. Zëdhënësi për shtyp i Kombeve të Bashkuara ka bërë të ditur se qëndrimi zyrtar i Ban Ki-moonit është se këto sulme janë shkelje flagrante e Ligjit Ndërkombëtar. Gjithashtu shefja e Diplomacisë Evropiane, Federica Mogherini, e konsideron të papranueshme ndërhyrjen ruse, një ndërhyrje e tillë që nuk po i sjell asnjë dobi Sirisë, por thjesht po shkatërron shkolla, vendbanime dhe spitale. I dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura, e shikon të vështirë arritjen e armëpushimit.

Në qytetin e Maarat Al-Nouman, në veri të Sirisë, spitali i “Mjekëve pa Kufij” ka qenë në shënjestër të sulmeve. Organizatat ndërkombëtare e kanë cilësuar sulmin ndaj spitalit si krim lufte. Në një moment ku qendrat mjekësore dhe ndihma e shpejtë mungon në këtë vend të përfshirë nga lufta, ky sulm është një goditje kundër mundësisë së vetme për t’u mjekuar.
Që prej vitit 2012 organizata e “Mjekëve pa Kufij” gjendet në Siri duke dhënë ndihmën e saj në mjekime, personel dhe pajisje spitalore. Në shtator të 2015-s ka ndodhur sulmi i fundit ndaj spitaleve të “Mjekëve pa Kufij”. Rajonet, të cilat janë të populluara nga përkrahësit e opozitës, janë më të sulmuarat. Një fakt i tillë dallohet edhe nga sulmet ruse të cilat janë të përqendruara në këto zona. Nuk mund të jetë një rastësi që sulmet e forcave të regjimit sirian dhe sulmet e Moskës të jenë të përqendruara po në të njëjtat zona. Përtej rregullave të luftës, të cilat mungojnë në Damask, forca të shumta me pikëpamje të ndryshme luftojnë kundër njëri-tjetrit. Nuk është zgjidhja më e mirëmenduar shkatërrimi i spitaleve, pasi në këto qendra mjekësore hospitalizohen jo vetëm përkrahësit e opozitës, por të gjithë të plagosurit, të cilët kërkojnë ndihmë mjekësore, pa dallim të bindjeve të tyre politike. Pikë së parti një qytet i tërë prej 40 mijë personash mbetet pa ndihmën e shpejtë. Mjekimet e ardhura si donacione për sirianët janë të shkatërruara, askush nga periferia apo nga një qytet tjetër nuk mund të vijë të mjekohet.

Beteja e Alepos do të përcaktojë të ardhmen e Lindjes së Mesme

17 shtete janë pjesë e bisedimeve të paqes në Gjenevë, të cilat Kombet e Bashkuara i kanë pezulluar në fillim të këtij muaji. Duke kërkuar eliminimin e opozitës së moderuar, një aleancë e regjimit të Assadit, Iranit, Rusisë dhe Partisë së Unionit Demokratik (PYD) vazhdon të shpresojë në kohezionin në vend dhe largimit të forcave ndërkombëtare. Kryeministri rus, Dimitri Medvedev, javën e kaluar shprehu qartë synimet ruse duke deklaruar se vendet e Gjirit duhet të përballen me luftën e re botërore.

Le ta injorojmë retorikën e ashpër ruse dhe të përqendrohemi në një pyetje të rëndësishme: “Kush është Rusia që kërcënon me një luftë të re botërore? Me kusht që Uashingtoni dhe Moska nuk kanë arritur një marrëveshje mbi Sirinë, kjo pyetje nënkupton se Kremlini dëshiron të parandalojë Turqinë dhe Arabinë Saudite për të ndërhyrë në terren dhe nuk dëshiron një territor të lirë sirian”.
Arrijmë në këtë konkluzion pasi dihet se qëllimet e Rusisë për më tepër janë të lidhura në aneksimin e pushtetit të NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara, jo vetëm në lindjen e mesme, por edhe në Ballkanin Perëndimor. Administrata Obama është thellësisht e angazhuar në mbështetjen e kryengritësve të moderuar, të cilët dëshirojnë largimin e Assasit nga pushteti. Nga ana e tij Kremlini zyrtar dëshiron të mënjanojë Turqinë dhe Arabinë Saudite nga tryeza e bisedimeve me qëllim që të përballet vetëm me Uashingtonin në çështjen e Sirisë. Natyrisht që Rusia nuk e ka të lehtë të përmbahet kur bëhet fjala për Turqinë, shteti kufitar më Sirinë, i cili i rrëzoi avionët luftarakë dhe mbrojti territorin e tij ajror.

Si një specialiste në krijimin e tensioneve të brendshme Rusia po përfiton nga mosvendosmëria e Partisë së Unionit Demokratik Turk (PYD) dhe mbështetjes momentale që kjo parti po i jep regjimit sirian. Duke përfituar nga dobësia e PYD-së, Kremlini dëshiron ta shfrytëzojë këtë rast për të mënjanuar Turqinë nga tryeza e bisedimeve të paqes dhe përhapjes së propagandës për situatën në Ankara, ku një parti përkrah pushtetin sirian.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button