Janis Butaris: “Shkupi 2014” t’i vret sytë

Kryetari i Selanikut, Janis Butaris i cili bashkë me biznesmen grek ishte mysafir i Dhomës së Tregtisë së Maqedonisë, nuk e ka pëlqyer Shkupin pas ndërtimeve të reja.

“Nuk e di, pak t’i vrasin sytë. Ka shumë përmendore në një vend, këtu është Car Samoili dhe shumë përmendore tjera dhe kjo nuk jep një pamje të mirë për qendrën. Mendoj se ata nuk duhen të jenë këtu, por kjo është zgjedhja juaj në të cilën nuk dua të përzihem”, tha kryetari i Selanikut, Janis Butaris.
 
Megjithatë, ai dëshiron që qytetarët e Selanikut ta zbulojnë Shkupin , ashtu siç dëshiron që edhe qytetarët e Shkupit ta zbulojnë Selanikun. Këtë do ta bëjnë nëpërmjet promovimit të qyteteve dhe bashkëpunimit të organizatave turistike, tregtare dhe arsimore.
 
Butaris, ka insistuar që të kuptohet si kryetar komune dhe jo si politikan dhe se dëshiron vetëm që të ngrite bashkëpunimin mes Shkupit dhe Selanikut.

“Nuk jam politikan dhe as qe merrem me politikën e jashtme, por Greqia  nuk është ajo që bllokon hyrjen e Maqedonisë në BE. Shtete fqinje duhet të jetojnë të bashkuara. Problemet kanë ekzistuar dhe do të ekzistojnë, nëse duhemi ata mund të kalohen lehtë”, tha Butaris.
 

Lajme të ngjashme

Back to top button