Beqiri në pol pozitë për ndihmës të Gjurovskit

Të enjten, Federata e futbollit të Maqedonisë (FFM), në ambientet e saj, do të prezantoj seleksionuesin  e ri në futboll, Boshko Gjurovski, i cili do të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me FFM-në. 

Në stafin teknik Gjurovski pritet të emërotojë dhe ndihmës seleksionues shqiptar. Lakohen tre emra të mundshëm që do të zëvendësonin Nexhat Shabanin, i cili ishte ndihmës në kohën e ish-seleksionuesit Janevski, dhe ata janë: Artim Shaqiri, Qatip Osmani dhe Argjend Beqiri. 

Sipas portalit “Yllpress”, zëvendës seleksionues do të jetë Argjend Beqiri edhe pse gjithçka do të dihet të enjten kur Gjurovski në një konferencë do të prezantohet para opinionit.  

“ Ka diçka por asgjë konkrete , më tepër lexojë nëpër mediume, po këto ditë do të kuptohet se çka është e vërtet lidhur me këto informacione,” ka thënë për “yllpres” Argjend Beqiri i cili është njëri nga tre kandidatët që përfolën për postin zëvendës seleksionues i reprezentacionit “A” të futbollit të Maqedonisë . 

Argjend Beqiri mbahet mend si një nga lojtarët dhe golashënuesit më të mirë shqiptar në Maqedoni, duke luajtur për Slloga Jugomagnatin, Shkëndijën, Renovën dhe Teteksin, pastaj për ekipin Arau të Zvicrës, ndërsa ka qen pjesë edhe e reprezentacionit të Maqedonisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button