Ermal Fejzullahu me menaxher të ri

Këngëtari i mirënjohur, Ermal Fejzullahu, duket se ka në plan që ta ndërrojë menaxherin e tij, duke lënë të nënkuptojmë se i ka bërë përshtypje suksesi i disa rep grupeve, dhe këngëtarëve të ndryshëm, duke përfshirë këtu anëtarët e grupit Baba Stars, Tunën, Cozman e shumë artistë të tjerë.

Dekorim Sahiti dhe DP Group, shumë shpejtë priten të menaxhojnë edhe projektet muzikore të Fejzullahut, i cili gëzon një popullaritet dukshëm të madh, shkruan Indeksonline.

Ndryshe, këngëtari në fjalë, disa herë ka pasur bashkëpunime me anëtarë të grupit Baba Stars, dhe artistë të shumtë, duke u bërë hite të vërteta./ Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button