Maqedonia do të transportojë mallra në portin e Selanikut

Linja të rregullta kargo për në portin e Selanikut. Hekurudha e Maqedonisë dhe ajo e Greqisë në bashkëpunim me Portin e Selanikut, do të organizojnë transport të drejtpërdrejtë të mallrave nga Maqedonia. 

Drejtori ekzekutiv i Portit të Selanikut, Stilianos Agjeludis tha se transporti detar në kombinim me atë hekurudhor është alternativa më e shpejtë dhe më e lirë. Me këtë rast Agjeludis tha se kompanitë maqedonase shënojnë rritje prej 13% në përdorim të shërbimeve të portit. 

“Vendosja e linjave hekurudhore të drejtpërdrejta gjë që është vendosur në takimet me institucionet kompetente e të dyja vendeve, do ti zvogëlojë harxhimet e transportit, dhe me këtë shpresojmë se do të rritet transporti. Gjatë vitit të kaluar transporti i përgjithshëm nëpërmjet portit të Selanikut ka qenë 2,163 milion tonë ose mbi 23.000 kontejnerë që është rritje për 13, 35% në krahasim me periudhën e kaluar”, tha Stilianos Agjeludis, drejtori ekzekutiv i “Portit të Selanikut”

Sipas të dhënave nga transportuesit dhe kompanitë e spedicionit, më shumë se 90% e mallrave maqedonase që eksportohen ose importohen me anë të transportit detar, shkojnë përmes portit të Selanikut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button