LSDM-ja nuk do ofrojë anëtarë të rinj pas kalimit të mandatit të Komisionit për Lustrim

Mandati i Komisionit për Lustrim kalon në janar. Sekretari i LSDM-së, Oliver Spasovski, deklaroi se ata nuk do të ofrojnë kandidat për në Komisionin lustrues.

Nga 11 anëtarë, Komisioni për lustrim tani ka mbetur me 9 anëtarë. Ka kaluar gati një vit që kur dy lustratorët e propozuar nga LSDM-ja, paraqitën dorëheqjet, deri sa sot Kuvendi pranoi dorëheqjet e tyre.

Mandati i Komisionit për Lustrim kalon në janar. Kryetari i Komisionit parlamentar për zgjedhjen dhe emërim, bëri të ditur se deri tek kryetari i Parlamentit, Vljanovski do të paraqesë propozim për hapjen e konkursit për paraqitjen e kandidatëve për 11 anëtarët e rinj të Komisionit për Lustrim. Ata duhet të zgjidhen deri më 15 janar, por sekretari i LSDM-së, Oliver Spasovski, deklaroi se ata nuk do të ofrojnë kandidat për në Komisionin lustrues.

Kryetari I Komisionit, Tome Haxhiev, i cili disa mandate e udhëheqë këtë Komision, tha se do të kandidohet sërish në konkurs, por për momentin i është përkushtuar gjendjes aktuale.

Lajme të ngjashme

Back to top button