Lustrimi të anulohet urgjentisht, apelojnë organizatat joqeveritare
Urgjentisht, para shpërbërjes së Kuvendit, të miratohet ligji për pavlefshmëri dhe anulim të pasojave juridike nga lustrimi, apelon Bluprint grupi për reforma në jurisprudence. Me propozim-ligjin, të cilin Qeveria e miratoi më 24 dhjetor, anulohen pasojat juridike të lustrimit dhe parashihet dëmshpërblim për të lustruarit. Mirëpo, propozim-ligji ka ngecur në procedurë parlamentare, ndërsa miratimin e tij e kundërshtojnë VMRO-DPMNE-ja opozitare, por edhe partneri i koalicionit qeveritar BDI, transmeton Meta.mk.
“Bluprint grupi e aktualizoi problemin me anulimin e pasojave juridike, megjithëse në pajtim me Strategjinë për reforma në jurisprudencë 2017-2022 Qeveria u zotua t’i sanojë pasojat deri në fund të vitit 2017, mirëpo kjo nuk ndodhi. Pasi Bluprint grupi alarmoi, Qeveria reagoi me propozim-ligjin, të cilin e mbështesim dhe vlerësojmë që duhet urgjentisht të zhbllokohet procedura parlamentare për miratimin e tij dhe ai të miratohet para shpërbërjes së parlamentit, duke e pasur parasysh që bëhet fjalë për proces i cili ishte njollë e zezë për shoqërinë tonë demokratike dhe është përdorur për revanshizëm politik në atë kohë nga ana e regjimit. Shpresojmë që deputetët do të prononcohen”, thotë Sibel Amet nga Bluprint grupi.
Bluprint grupi është rrjet joformal që përbëhet nga Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejtë”, Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, Komiteti i Helsinkit për të drejtat e njeriut në Republikën e Maqedonisë (KHM), Shoqata e Juristëve të rinj të Maqedonisë (ShJRM), Instituti për të drejta të njeriut (IDNj), Shoqata e qytetarëve – institut për politikë evropiane (IPE) dhe Qendra për hulumtime dhe analiza juridike (QHAJ).
Organizatat joqeveritare theksojnë që ende janë efektive pasojat juridike nga lustrimi, përkatësisht që personat e shpallur si bashkëpunëtorë të shërbimeve të sigurisë nuk mund të shpallen si kryerës të funksioneve publike, që ishte edhe qëllimi i Ligjit për përcaktim të kushtit plotësues për kryerje të funksionit publik („ligji për lustrim“), me të cilin në vitin 2008 filloi lustrimi.
Grupi konsideron që lustrimi në Maqedoni është realizuar në mënyrë të inkuizicionit dhe që nuk e ka arritur qëllimin themelor – për të konstatuar që cili do person, i shpallur për bashkëpunëtor për shërbimet e sigurisë, ka bërë shkeljen e të drejtave njerëzore të cilit do. Më tutje, organizatat joqeveritare theksojnë që kjo nuk është konstatuar në asnjë vend në të cilin është zbatuar lustrimi. Përkundrazi, thekson grupi, procesi në Maqedoni është keqpërdorur për revanshizëm politik, ndërsa për atë dëshmojnë edhe numri i madh i aktvendimeve të Komisionit për verifikim të fakteve (Komisioni për lustrim) që ishin të anuluara nga Gjykata administrative, si dhe dy aktgjykime të Gjykatës Evropiane për të drejtat e njeriut.
Gjithsej 204 persona, nga të cilët 80 me emër dhe mbiemër, kanë qenë në versionin e fundit i Regjistrit të Komisionit për lustrim, i cili nga viti 2009 deri më 1 shtator 2015 ka përcaktuar në kandidatë për bartës të funksioneve publike, aktualë ose bartës të mëhershëm të funksioneve publike kanë bashkëpunuar me organet e sigurisë shtetërore nga viti 1944 deri në vitin 2006. Në atë regjistër 78 persona janë paraqitur si të vdekur, ndërsa të dhënat e tyre janë shlyer, 78 janë paraqitur si bashkëpunëtor, për 44 persona, të dhënat janë shlyer për shkak të anulimit gjyqësor të komisionit, kurse për katër persona, të dhënat nuk janë publikuar për shkak të nenit 36 nga ligji i atëhershëm për lustrim, i cili ndalon publikimin e të dhënave personale nëse kjo e rrezikon sigurinë shtetërore ose e rrezikon jetën e personit.
LEXO: KOMISIONI PËR LUSTRIM
LEXO: LIGJI PËR LUSTRIM
LEXO: RMV, do të anulohet lustrimi, viktimat mund të padisin shtetin
LEXO: Lustrimi: LSDM kundër, VMRO-DPMNE për, Xhaferi me të dy