Mot i vranët me shi dhe dëborë në male

Moti  në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me kushte për reshje të shkurtra të shiut dhe të borës, ndërsa në male reshjet do të jenë prej dëbore. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët lindore përkohësisht erë e përforcuar me drejtim verior. 

Temepratura e mëngjesit do të jetë nga -3 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa gjatë ditës do të arrijë nga 3 deri në nëntë gradë Celsius.   

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë i ngjashëm, me temperaturë deri në shtatë gradë Celsius.

Gjatë ditëve në vijim parashikohet mot kryesisht me diell. Ulje më të madhe të temperaturës do të ndjehet të mërkurën, ndërsa më pas do të vijojë rritja e tyre graduale. 

Lajme të ngjashme

Back to top button