Rritet numri i nxënësve shqiptarë në Veles

Në gjimnazin “Koço Racin” në Veles, numri i nxënësve shqiptarë të cilët regjistrojnë vitin e parë shkon çdo vit duke u rritur.

Këtë e dëshmon profesori Bedri Gjureci i cili është angazhuar si mësimdhënës i paraleleve shqipe në këtë gjimnaz.

“Mësimi në gjuhën shqipe në këtë gjimnaz është duke u zhvilluar tani më disa vite, ku kemi katër paralele, nga viti i parë deri tek viti i katër. Vërehet rritje e nxënësve shqiptare pasi që çdo vit numri i nxënësve që regjistrojnë vitin e parë shkon duke u rritur”, tha Gjureci.

Ai theksoi se problemi i këtyre nxënësve është mungesa e kuadrit shqiptarë, sepse nuk ka profesor shqiptarë në këtë vend.

“Unë personalisht udhëtoj prej Shkupit për të dhënë mësim në Veles. Ka mungesë të madhe të kuadrit dhe për këtë shkak nxënësit detyrohen që gjysmën e lëndëve ta mësojnë në gjuhën maqedonase”, shtoi Gjureci.

Ai apelon që me shpalljen e konkurseve për mësimdhënës shqiptarë në këtë shkollë, të mos injorohen por të  pranojnë dhe të ju ndihmojmë nxënësve shqiptarë të kësaj komune të mësojnë tërësisht në gjuhën shqipe.

Ndërkaq sipas regjistrimit të vitit 2002 në Komunën e Velesit jetojnë 55 mijë e 108 banorë nga të cilët: 84 për qind maqedonas, 4 për qind boshnjakë, 4 për qind shqiptarë, 3 për qind turq dhe 5 për qind komunitete të tjera. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button