Prezantuesja ofendon Penelope Cruz: “Ke këmbë të shëmtuara”

Pamja e saj latine bëri për vete yje si Tom Cruise e Matthhew McConaughey, ndaj është e kuptueshme habia e Penelope Cruz, kur prezantuesja Savannah Guthrie, i quajti këmbët e saj “të shëmtuara”.

cruz

Cruz ishte e ftuar në programin “Today”, të rrjetit televiziv amerikan NBC, kur Gurthie i kërkoi 41 – vjeçares të komentonte faktin se kishte këmbë të shëmtuara, shkruan tvklan. E habitur, Cruz mohoi të ishte e vërtetë, por prezantuesja insistoi se ishte vetë aktorja që e kishte deklaruar një fakt të tillë.

Por këmbëngulja e drejtueses së programit ra, kur 41 – vjeçarja mori një pamje serioze e të nevrikosur dhe i tha asaj ‘jo’ disa herë.

Madje ylli i filmit “Girl of Your Dreams” theksoi se, jo vetëm që se kishte thënë ndonjëherë një gjë të tillë, por ajo ndihej shumë mirë me këmbët e saj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button