Enes Ibrahim, paraqet padi kundër Llatasit dhe TV Sitelit

“Unë si deputet nga radhët e Partisë Demokratike Turke (PDT), nuk do të isha këtu, nëse një ditë përpara një datës historike, nuk do të ndodhte një ngjarje e palakmueshme”, tha deputeti i PDT-së, Enes Ibrahim, njofton Portalb.

Ai shtoi se më 11 shkurt të vitit 1992, Republika e Turqisë dhe populli turk e kanë pranuar Republikën e Maqedonisë dhe emrin e saj Kushtetues.

“Për fat të keq, këtë ditë e ka hijesuar deklarata e djeshme e kryeredaktorit të TV Sitelit, Dragan Pavloviq Llatas, i cili drejtpërdrejt e ofendoi tërë popullin turk. Por kjo nuk është për së pari herë, kjo është përsëritur disa herë”.

Sipas tij, asnjë kërkim falje nuk mund ta mbulojnë njollën që sipas tij, Llatas, e njollosi nderin e turqve, veçmas të atyre që jetojnë në Republikën e Maqedonisë.

“Për këtë, nga këtu, njoftoj publikisht se sot ngre padi ndaj Llatasit de TV Sitelit, për gjuhë të urrejtjes ndaj popullit turk. Gjithashtu, i bëj thirrje Komisionit për Mbrojtje nga Diskriminimi të reagojë ndaj deklaratës fashiste të Llatasit”, shtoi Ibrahim. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button