Depp: E torturoja DiCaprion

Johnny Depp ka thënë se e ka “torturuar” aktorin Di Caprio në xhirimet e këtij filmi ku kyi fundit ishte vetëm 19 vjeçar.

“Unë e respektoj Leon shumë. Ai ka punuar shumë në atë film, duke u munduar që të japë më të mirën e tij dhe unë e torturoja atë – vërtetë e torturoja” ka thënë Depp gjatë festivalit internacional të filmit në Santa Barbara, transmeton Klan Kosova.

Ai ka treguar se e ka ngacmuar atë shumë.

“Ai gjithmonë fliste për video lojëra. Unë i thoja se nuk do ta lejoja të pinte cigare derisa fshihej nga nëna e tij” ka shtuar aktori.

Në fund ai ka thënë se vazhdon ta respektojë shumë kolegun e tij, Leonardo Di Caprio.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button